LAJMI I FUNDIT:

DnV: Kandidatët dhe subjektet politike të përmbahen nga gjuha denigruese, sulmet verbale dhe fizike

DnV: Kandidatët dhe subjektet politike të përmbahen nga gjuha denigruese, sulmet verbale dhe fizike

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, përmes një reagimi për media ka reaguar ndaj përleshjes fizike në debatin e mbrëmshëm mes Dardan Molliqaj nga PSD dhe Haki Abazi nga Vetëvendosja.

Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj përleshen fizikisht pas debatit televiziv
Lexo po ashtu Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj përleshen fizikisht pas debatit televiziv

Në këtë reagim “Demokracia në Veprim” thekson se është duke i përcjellë me shqetësim ballafaqimet e kandidatëve në debate publike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Liria e fjalës paraqet një ndër liritë fundamentale të njeriut, por e njëjta kufizohet në momentin e cenimit të të drejtave fundamentale të të tjerëve. Gjuha denigruese dhe seksiste e shpërfaqur në debate televizive në mes të kandidatëve, përveç që dëmton rëndë procesin zgjedhor, e minon vlerën e debatit dhe i kontribuon tensionimit të ambientit politik. Për më tepër, dhuna e ushtruar në çfarëdo forme është e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Aktet e dhunës dëmtojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor, krijojnë ambient të pasigurt politik dhe rrezikojnë të nxisin përplasje qytetare”, thuhet në reagim.


Përmes këtij reagimi DnV-ja u bën thirrje kandidatëve të subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit, të përmbahen nga gjuha denigruese e seksiste, sulmet verbale dhe fizike.

“Subjektet politike dhe kandidatët e tyre duhet të kultivojnë vlerat bazike të demokracisë duke treguar pjekuri dhe profesionalizëm në debate dhe duke lejuar konkurrueshmëri të ideve dhe platformave. DnV-ja fton Policinë e Kosovës, që të reagojë shpejt dhe në mënyrë efikase në qartësimin e situatave dhe në informimin e drejtë të publikut. Institucionet e sigurisë duhet të garantojnë kushte për fushatë politike të qetë, me mundësi të barabarta për të gjitha subjektet politike për paraqitjen e programeve të tyre zgjedhore”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Kalo në kategori