Owen Hawkins ka lindur me sëmundjen e rrallë gjenetike, të quajtur sindroma Schwartz-Jampel, për shkak të së cilës muskujt e tij janë gjithmonë të ngurtë.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, ai është frikësuar gjithmonë nga kontakti me të huajt dhe largimi nga shtëpia e tij në Besingstoke në Britaninë e Madhe.


Mirëpo, kur familja e tij mori qenin Haatchi, djaloshi filloi të lirohej dhe tash çdo ditë del në shëtitje me të dhe madje bisedon me të panjohurit.

Dhjetë muaj më parë, Haatchi ishte lidhur për binarët e hekurudhës, ku e ka shkelur treni. Ai është gjetur pas katër ditësh dhe veterinarët janë detyruar t’ia amputojnë bishtin dhe këmbën e pasme. /Telegrafi/