LAJMI I FUNDIT:

Djali i Schumacher, Mick po testohet nga Ferrari

Djali i Schumacher, Mick po testohet nga Ferrari
Kimi Raikkonen dhe Mick Schumacher (Foto: Will Taylor-Medhurst/Getty Images/Guliver)

Djali i legjendës Michael Schumacher, Mick,i është bashkuar Akademisë së Ferrarit – bën të ditur Sky në Itali.

19-vjeçari pritet të marrë pjesë në dy testime nga skuderia italiane, ku babai i tij i ka fituar pesë tituj.

Djali i Michael Schumacher, Mick (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Nga Ferrari nuk e kanë konfirmuar marrëveshjen me të riun Schumacher, ndërsa menaxherja e tij, Sabine Kehm, ka refuzuar t’i komentojë thashethemet.


Mick, i cili në sezonin e kaluar e fitoi titullin e Formula 3, pritet të fillojë edicionin e tij të parë në Formula 2 në Bahrain në muajin mars.

Lajmet për Mich Schumacher
Lexo po ashtu Lajmet për Mich Schumacher

Kjo garë do t’i ndihmojë për të hyrë në Formula 1, ku pritet t’i ndjekë hapat e babait të tij, shtatëherë kampionit të elitës së automobilizmit.

Michael Schumacher e ka fituar shtatë herë titullin e Formula 1, ndërsa pesë herë e ka bërë si pilot i Ferrarit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Ferrari është pa një titull pilotësh që nga viti 2007 që ka qenë triumfi i vetëm prej kohës së Michael Schumacher, i cili është shpallur pesë herë resht kampion me kokëkuqen, gjatë viteve 2000-2004.

Piloti aktual, Sebastian Vettel, pritet të shoqërohet në sezonin e ri nga Charles Leclerc, i cili është produkt i Akademisë së Ferrarit. /Telegrafi/