Një krim brenda familjes është parandaluar në fshatin Dushk të Lushnjës.

Uniformat blu të Lushnjës bëjnë me dije se kanë vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi u kap me armë dhe fishekë, ndërsa dyshohet se do të kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit që kishte me nënën.


Njoftimi:

Reagimi në kohë i policisë parandalon një krim brenda familjes.

Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari, pasi dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me silenciator dhe 43 fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin: E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë. /Shekulli/