Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në Prizren, ku djali i kishte kanosur në vazhdimësi prindërit, duke iu kërkuar ta lirojnë shtëpinë.

Rasti është raportuar të mërkurën, në ora 08:00.


“Dy viktimat, një mashkull dhe femër kosovarë kanë raportuar se djali i tyre i dyshuari, mashkull kosovar i kishte kanosur në vazhdimësi me jetë dhe ka kërkuar nga ta që të ja u lirojnë shtëpinë”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/