LAJMI I FUNDIT:

DJALI

DJALI

Poezi nga: Alfred Tennyson
Përktheu: Zef Zorba

E ja sollën trimin e vrarë në shtëpi,
Por ajo as s’u avilinos as s‘lëshoj britma,
Të tëra gratë duke u çuditur, thanë,
“ajo ose duhet të qajë ose do të vdesë”.
Pastaj vajtuan trimin mbarë e mbarë,
E quajtën burrë vërtet për t’u dashuruar,
mik i pakrahasueshëm, armik që të nderon,
Por ajo ende s’foli as s’lëvizi.
Doli një grua prej vendit të vet,
Pranë luftëtarit shkoi e u ndal,
Prej fëtyrës ja hoqi shaminë,
Por ajo prap as s’lëvizi as s’qau.
U ngrejt një dado nëntëdhjetë vjeçe,
E ia vuni çunin në prehër,
Si stuhi vere shpërthyen lotët e saja,
“Djali im i dashur, un do jetoj për ty.”