LAJMI I FUNDIT:

‘Djajtë e Kuq’ mposhtin Watfordin, marshojnë drejt ‘Top 4’ (Video)

‘Djajtë e Kuq’ mposhtin Watfordin, marshojnë drejt ‘Top 4’  (Video)

Manchester United kanë fituar në shtëpi ndaj Watfordit me rezultat 2-0.

Skuadra e Jose Mourinhos po luan lojë të mirë dhe të sigurt, duke mos lëshuar edhe aq pikë, pasi objektivi kryesor është përfundimi në katër pozitat e para, që të shpien në Ligën e Kampionëve.

Përkujtim në nder të ish-futbollisti të Unitedit, Busby Babes

Kështu ndodhi edhe ndaj Watfordit të Walter Mazzarrit, që United e mposhti me lehtësi, duke i shënuar në secilën pjesë nga një gol.


Goli i parë i takimit u shënua nga mesfushori spanjoll, Juan Mata, i cili përmbylli një aksion perfekt në minutën e 32 pas asistimit të Anthony Martial dhe me rezultat 1-0 skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Momenti i shënimit të golit nga Mata

Edhe në pjesën e dytë ‘Djajtë’ ishin më të mirë dhe më kërkues, duke arritur edhe qëllimin në fund.

Goli i dytë i Unitedit u shënua në minutën e 60-të, ku ishte Martial, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Zlatan Ibrahimovicit.

Gëzimi i Martial pas golit të shënuar!

Deri në fund të takimit, mysafirët u mundua të ngushtoj epërsinë, por pa pasur sukses, teksa vendasit nga Old Trafford arritën të ruajnë mirë epërsinë dhe në fund t’i gëzohen fitores 2-0.

Pas kësaj fitore, United e sheh vetën në vendin e pestë me 48 pikë apo vetëm një më pak se rivalët lokal, City, që gjenden në vendin e katërt, ndërsa Watfordi renditet e 12-ta me 30 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/AllUnitedGoals/status/830439872590655491

Në trend Sport

Më shumë
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Rrahmani shënon për të thelluar edhe më shumë epërsinë e Kosovës

Rrahmani shënon për të thelluar edhe më shumë epërsinë e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori