Një tjetër bashkëpunim i ri do të lansohet gjatë kësaj kohe nga disa artistë të njohur shqiptarë.

DJ PM, Dagz, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu kanë bashkuar forcat për një këngë të re, që pritet të publikohet nesër (e shtunë).


Kjo është bërë e ditur nga rrjetet sociale, në një video të shkurtër të shpërndarë nga vet protagonistët e këtij projekti.

DJ Dagz Foto: Screenshot/Instagram

“Nesër PM x Dagz x Lumi B x ErmaL. Ma e mira”, thuhet në postim.

Në bazë të një fragmenti të shkurtër, kënga besohet të jetë verore dhe një hit i padiskutueshëm.

Në këtë periudhë vere duhet theksuar që deri më tani janë publikuar një sërë projektesh të suksesshme.

Një pjesë e madhe e estradës gjithashtu janë shumë të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

Screenshot 4 33 Foto: Screenshot/Instagram