Artistët shqiptarë, DJ Gimi-O dhe Alketa, kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Mashallah” mban titullin kënga e re ritmike, që ndërthur bashkë tradicionalen dhe modernen.


Dyshja, e njohur e estradës, kanë mahnitur me paraqitjen edhe me veshje kombëtare shqiptare.

Screenshot 8 12 Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi u bë nga Nome Ent. me producim të SBS Entertainment.

Për videoklipin është kujdesur produksioni n’PIK Creative me skena tejet të veçanta.

Screenshot 9 10 Foto: Screenshot/YouTube

Alketa dhe DJ Gimi-O shquhen për një sërë bashkëpunimesh të tjera të suksesshme si “Do ti kallim” me mbi 39 milionë klikime në YouTube.

Prurjen e fundit tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të DJ Gimi-O. /Telegrafi/