Një bashkëpunim shumë interesant i estradës është tashmë në duart e publikut.

DJ Gimi-O, reperi Bardhi dhe këngëtarja e njohur Fifi kanë bashkuar të tre forcat në një këngë të vetme.


“Du & Ich” mban titullin kënga e tyre e re, producent i së cilës është Çelik Lipa, ndërsa vija melodike është realizuar nga Fifi dhe Bardhi.

fifi.official.fr 130784611 213825577038975 242175275279224538 n

Po të njëjtët kanë shkruar së bashku edhe tekstin.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është realizuar nga dy produksione: QuadroFilmProduction dhe Imagine Films.

Të tre emrat në fjalë janë mjaft aktiv me projekte muzikore të ndryshme, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku. /Telegrafi/