Edhe pak javë kanë mbetur nga nisja e festivalit UNUM Festival, por më 27 prill në Zone Club do të mbahet “UNUM Festival Pre-Party”.

Në këtë Pre-Party do të performojë artisti më i madh i zhanrit minimal RARESH dhe adhuruesve të muzikës nuk duhet që t’ju ikë kurrsesi kjo natë.


Këtij artisti të madh të zhanrit elektronik do t’i bashkohet në B2B edhe artisti i njohur CAP. Ndeja, do të bëhet edhe më e "çmendur" pasi në skenë do të ngjiten edhe Toyma dhe Anitë.

Pas shumë netëve të flakta, ky Pre-Party në Zone Club pritet të jetë ndeja më “egër” ndonjëherë që nuk duhet ta humbisni.

Por, kjo nuk është e tëra.

Për të gjithë ju që merrni pjesë në Pre-Party do të keni mundësinë t’i blini biletat e UNUM Festival me një zbritje prej 40 për qind. /Telegrafi/