Pak dizenjues kanë pasur aq shumë ndikim në formën e veturave moderne, sesa Xhorxheto Xhugaro.

Me një karrierë prej 64 vitesh, ai ka dizenjuar disa nga veturat më me ndikim në histori, që nga ato luksozet e ekzotiket, e deri te më të përditshmet, e madje edhe ato të fantashkencës kinematografike.


Më shumë se 200 modele janë dizenjuar prej tij, të cilat, në total, kanë nxjerrë nëpër rrugët e botës rreth 60 milionë vetura.

Sot është 81 vjeç dhe vazhdon të dizenjojë. Pasi e shiti kompaninë e tij “Italdesign” në vitin 2015, tani punon me të birin, me firmën CFG Style.

Me këtë kompani ai po bën veturën më të re, “Sybilla”, të cilës i ka vënë emrin e mamasë, Sibila Maria. /tch/

18 1 Përveçse në botën reale, talenti i tij u përdor edhe në Hollivud. Kjo makinë, “Delorean”, u bë ikonike nga filmi “Back to the future”

1 27 Po ashtu edhe makina lundruese e James Bond

1 28 Volkswagen Golf 1974. Xhugaro thotë se kur sheh makinat e tij në rrugë, gjëja e vetme që mendon është se si mund t’i kishte bërë më mirë.

1 29 Maserati Boomerang. Modelet e tij kanë qenë frymëzim dhe për makina të tjera.

1 30 Lotus Esprit 1976

1 31 9 fiat panda 1980

1 32 Golf ishte makina që u prodhua më shumë, duke shitur me miliona kopje.

1 33 Alfa Romeo Giulia Sprint G

1 34 Alfa Romeo Iguana (1969)

1 35 Kangaroo 2019

1 36 13 Ferrari GG50 2005

1 37 BMW M1 1978

1 38 Bugatti EB 112 1993

1 39 Sybilla 2018

1 40 Ford Mustang Concept 2006

1 41 Alaf Romeo Brera 2005

1 42 10 delorean 1981

1 43 Lancia Delta 1979

1 44 De Tomaso Mangusta

1 45 2 Maserati Ghibli (1966)