Avokati shqiptar Shefqet Dizdari, i cili gjatë periudhës së luftës kishte ndërmjetësuar ndërmjet grupeve të shqiptarëve të Kosovës, ka ardhur për herë të parë me një rrëfim për luftën e Kosovës që nga fazat përgatitore.
Dizdari, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin transmetuar në RTV Dukagjini, ka thënë se shitja e “Dardania Bank” ishte shpërdorimi më i vogël që u bë në raport me ato që janë deklaruar, përcjell Telegrafi.
“Fondet e grumbulluare të Kosovës ishin shumë më të mëdha se ato që u deklaruan pas çlirimit nga Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi”.
Avokati thotë se çështja e hetimit të shitjes së “Dardania Bankës” është ndër më të rëndësishmet që duhen hetuar së bashku me rastin e vrasjes së Ali Ukës dhe Ahmet Krasniqit.
“Banka Dardania u krijua nga Ibrahim Rugova me procedurë të shpejtë, që e miratoi Sali Berisha. Kjo bankë ka luajtur rol të rëndësishëm në funksionimin e arsimit në Kosovë në atë kohë. Paratë vinin në kesh me avion nga diaspora dhe shpesh herë këto fonde janë lëvizur nga Remzi Ejupi… Shpesh herë kam transportuar edhe unë i shoqëruar nga punonjës policie”.
Dizdari thotë se për fat të keq “Dardania Banka” filloi të manipulohej, sipas tij arriti deri në atë masë sa që t’ia ndërpresë edhe fondet Ibrahim Rugovës që i nevojiteshin për pagesa të biletave apo hoteleve.
“Kosova nuk mori asgjë nga shitja e asaj banke. U pasuruan disa drejtues të bankës e më lartë dhe ajo pothuajse iu fal italianëve”.
Avokati shqiptar ka thënë se ka prova të mjaftueshme për të hetuar keqpërdorimet me ‘Dardania Bank’./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Kosova cak i sulmeve kibernetike: Kush qëndron pas tyre dhe si mund të ndalen?

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Propozohet uniforma e veteranit të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja