Divorci: Pesë mënyra si t’iu thuhet fëmijëve

Ja fjalët e duhura që një çift duhet të komunikojë me djalin ose vajzën e tyre kur vendos të ndërpresë një marrëdhënie
Divorci, edhe pse vendoset së bashku dhe në një mënyrë të qetë, është gjithnjë i dhimbshëm. Para së gjithash nëse në mes janë fëmijët.
Nuk ekziston një rregull universal i vlefshëm për t’iu shpjeguar fëmijëve ndarjen e prindërve: modalitetet dhe koha, varen nga mosha e fëmijës si dhe nga gjendja e tij shpirtërore.
Këshillimi tek një ekspert që mund t’u mbështetë në këtë situatë të vështirë, është gjithnjë një zgjidhje e shkëlqyer. Psikoterapia ndihmon prindërit dhe në vijimësi, i bën fëmijët të mos vuajnë nga kjo situatë.
Të jeni gjithnjë – Një nga gjërat e para që duhen bërë, kur një çift divorcohet, është që fëmija të ndiejë pikërisht praninë e prindit. Akoma para se të flitet për ndarjen, është mirë që fëmijët të mos kenë ndjenjën e braktisjes dhe të dashurisë së vazhdueshme të të dy prindërve.
Të flitet me të njëjtën mënyrë – Disa çifte, parapëlqejnë të flasin së bashku me fëmijët, ndërsa të tjerë në mënyrë veç e veç. Ajo që duhet të vendoset së bashku, është thelbi i diskutimit për të shmangur konfuzionin e fëmijëve dhe për të shmangur edhe nëse padashur, mbajtjen e anës së njërit prind ose të tjetrit.
Mos i flisni kurrë keq për njëri-tjetrin – Ekzistojnë rregulla të qarta sa i takon diskutimit të ndarjes me fëmijët. Njëri nga këto është të mos flitet asnjëherë keq për njërin apo tjetrin prind. Ashtu siç është e rëndësishme të mos këshillohet asnjëherë që një fëmijë të mbajë anën e mamasë apo babait. Ndjenja të mundshme hakmarrjeje apo revanshi e zemërimi, duhen sqaruar mes të rriturve dhe të lihen lag fëmijëve. /Telegrafi/













































