Ditët e pushimit në Shqipërinë e vitit 1928

Nga: Kastriot Dervishi
Më 6 nëntor 1928, Mbreti Zog dekretoi dekretligjin “Mbi ditët e pushimit të zyrave”, kundërfirmosur nga kryeministri e ministri i Punëve të Brendshme - Kostaq Kotta, ministri i Punëve të Jashtme - Iljaz Vrioni, ministri i Arsimit - Xhafer Ypi, ministri i Financave - Milto Tutulani, ministri i Punëve Botore - Sali Vuçiterni, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve - Musa Juka.
Dita e diel caktohej ditë pushimi, përjashtoi xhandarmërisë, policisë, ushtrinë dhe postat. Lista e ditëve të pushimit ishte kjo:
- 28 nëntori, dita e pavarësisë
- 8 tetori, ditëlindja e mbretit
- 1 janari, dita e parë e vitit
- dy ditë në Bajramin e Madh
- dy ditë në Bajramin e Vogël
- dita e Mevludit
- dita e Miraxhit
- dita e Regaibit
- dita e Beratit
- dita e dytë e Pashkëve Ortodokse dhe Katolike
- 25 dhe 26 dhjetor, Krishtlindja
- 6 janari, Uji i Bekuar
- 25 mars, dita e Vangjelizmës
- 29 qershor, dita e Shën Pjetrit dhe Shën Pavlit
- 15 gusht, ngritja e zonjës në qiell
- 1 nëntor, dita e të gjithë të shenjtëve
- 6 dhjetor, dita e Shënkollit


















































