LAJMI I FUNDIT:

Ditën e enjte mbahet takimi për Mini-Shengenin, ministrja Denaj jep detaje

Ditën e enjte mbahet takimi për Mini-Shengenin, ministrja Denaj jep detaje
Foto: Arkiv

Ditën e enjte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të takohet në Shkup me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ky takim është në kuadër të iniciativës për bashkëpunim të njohur si Mini-Shengeni.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Anila Denaj thotë se prej kohësh janë duke diskutuar se si të përmirësojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.


Ajo shton se kjo nismë ofron mundësinë e një krijimi të një tregu të përbashkët rajonal.

“Jemi një treg me 18 milionë banorë, një treg potencialisht shumë më atraktiv se sa një vend me 2.8 milionë apo 3 milionë apo 5 milionë. Kemi gati tre vjet brenda CEFTA-s, që është një forum i ndihmuar nga BE për të organizuar operacianalisht lëvizjet tona, përmes administratave tona, modeleve të riskut, njohjes së certifikatave të arsimit profesional. Ne po flasim që vijmë me disa punë të bëra dhe kemi ende punë për të bërë. Për të njëjtin funksion, për të zgjeruar bashkëpunimin, për të zgjeruar tregun dhe mbi të gjitha për të rritur mundësinë e mirëqenies së qytetarëve tanë kudo që janë ata në Tiranë, Shkup, apo vende të tjera”, deklaron ajo.

Sipas të dhënave së Forumit ekonomik, pjesëmarrës në këtë takim janë rreth 300 kompani, prej tyre 175 nga Serbia, 79 nga Maqedonia e Veriut, 28 nga Shqipëria. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori