Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me shfaqjen e Filmit Dokumentar “Mendoj për Ty”, dokumentar i cili paraqet solidarizimin e grave dhe burrave anekënd Kosovës për të thyer heshtjen dhe për t’i përkrahur gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës.
Me këtë rast, kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu Kodra, tha se po i bashkohen kësaj feste ndërkombëtare në shenjë të mbrojtjes së lirisë së gruas.
“Është nder dhe privilegj për mua që të hap këtë takim të sotëm, i cili po bëhet me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Sot po i bashkohemi një feste ndërkombëtare në shenjë të mbrojtjes së lirisë së gruas, duke u bashkuar kështu me të gjitha gratë anembanë botës. Me ato gra të cilat po vazhdojnë të shtypen në mënyrën më çnjerëzore nga fiset primitive në vendet pa demokraci. Po shënojmë për të mos harruar, sepse askush si ne kosovarët nuk e di më mirë se çdo të thotë të jesh grua, në një vend ku për disa dekada ka ndryshime rrënjësore, të sistemeve politike, statusit politik dhe të zhvillimit demokratik”, tha ajo.
“Ne që ngritëm jetët tona mbi dhimbjen dhe krenarinë, sot po tejkalojmë kufijtë e paragjykimeve , që i shërbejnë pluralizmit politik, integrimit të të gjitha komuniteteve, po ndërtojmë jetën tonë të re mbi vlerat tona të reja. Ne sot i bashkohemi grave të cilat me krenari ushtrojnë profesionet prej me të vështirave në botë dhe ndajmë gëzimin e suksesin kudo qofshin ato. Zonjat e mbledhura këtu nuk janë vetëm simbol i emancipimit të shoqërisë në vendin tonë, ato janë gra të cilat dhanë kontributin e jashtëzakonshëm të gruas nder vite, në kohën e rezistencës, në luftë, dhe në liri, janë gra të cilat ndër vite po bëjnë ndryshimin. Janë nënat që mbajtën gjallë frymën e rezistencës të bijave dhe të bijve të tyre”, tha Blerta Deliu-Kodra.
Ajo tha se në këtë ditë, nuk mund të mos përmend gratë të cilat në procesin ne çlirimit të vendit ishin shtyllë për të arritur idealet kombëtare për shtetin e pavarur të Kosovës, ishin ato të cilat me shumë mundime rritën fëmijët e tyre pa burrat e tyre, që ishin vrarë e burgosur.
“Ato janë dhe do të mbesin heroinat e luftës për mbijetesë dhe pa kontributin e tyre nuk do të kishim as me të voglën mundësi të mbijetesës si popull. Sot, në këtë ditë do të shpreh shqetësimin e grave deputete, për dhunën ndaj grave e cila po rritet çdo ditë e më shumë. Ne gratë deputete që kemi marrë përsipër që të përfaqësojmë gratë të cilat nuk kanë zë dhe duan që ne të jemi zëri i tyre, po përcjellim me shqetësim të madh ngjarjet e fundit në vend, duke bërë thirrje për një zgjidhje politike, për qetësim të situatës, për më shumë paqe dhe tolerancë, për të qenë më afër njëra-tjetrës dhe për të pasur njëherë e përgjithmonë të qartë se vetëm kështu mund të jemi më të fuqishme”, u shpreh deputetja.
“Në këtë ditë ndërkombëtare të gruas, ne gratë deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës apelojmë tek të gjitha institucionet për më shumë mbështetjeje dhe qasje në drejtësi për të gjitha të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ne gratë deputete kërkojmë nga institucionet që njëherë e përgjithmonë ta thyejmë heshtjen dhe të ofrojmë garanci që ky krim çnjerëzor të njihet dhe të dënohet, që kriminelet të dalin para drejtësisë dhe të mbijetuarave t’u garantohet një jetë në paqe dhe drejtësi, për t’ju ofruar atyre mbrojtje institucionale dhe shoqërore,duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për rehabilitim, riintegrim dhe risocializim”, tha Deliu-Kodra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë