Nga: Adolfo Bioy Casares
Përktheu: Bajram Karabolli
Pasi drekova në La Biela, me Francis Kornin, vendosa të shkoj deri te kioska në kryqëzimin e rrugëve Ajakuço dhe Alvear, për të parë nëse kishte “Një eksperiment me kohën”*: Doja një kopje rezervë.
Një individ i ri me fytyrë zogu, për të cilin, më vonë, mësova se ishte autori i një studimi mbi Eddatin**, që ma kishin dërguar muaj më parë, më përshëndeti duke më kërkuar falje: “Sot është një ditë jashtëzakonshme”. Kur e tha për herë të dytë këtë frazë, e pyeta: “Pse”? “Sepse ka vdekur Borgesi. Vdiq sot pasdite, në Gjenevë”, ishin fjalët e tij të sakta.
Vazhdova rrugën për te kioska. Kur kalova kryqëzimin tjetër të Kajlaos me Kintanan, ndjeva se ishin hapat e mi të parë në një botë pa Borgesin. Pavarësisht se e kisha takuar aq pak herë kohët e fundit, nuk e kisha humbur zakonin të mendoja: “Këtë duhet t’ia them. Kjo do t’i pëlqejë. Kjo do t’i duket një marrëzi”. Mendova: “Jeta jonë kalon nëpër korridore përmes dyerve me xhama. Jemi pranë njëri-tjetrit, por të izoluar”.
Kur Borgesi më tha në telefon, nga Gjeneva, se nuk do të kthehej dhe kur zëri iu këput e iu pre, si nuk e kuptova që po mendonte se do të vdiste?
Kurrë nuk e besojmë se ajo qenka aq afër.
E vërteta është se ne sillemi sikur të ishim të pavdekshëm. Ndoshta njeriu nuk mund të jetojë ndryshe.
Të shkosh dhe të vdesësh në një qytet të largët mund të mos jetë aq e pashpjegueshme. Ndonjëherë, kur jam ndjerë shumë i sëmurë kam dashur të isha vetëm: sikur sëmundja dhe vdekja të ishin të turpshme, diçka që njeriu dëshiron ta fshehë.
____________________
* Ese e gjatë inxhinierit aeronautik irlandez, J. W. Dunne
* Përmbledhje historish për mitologjinë nordike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Kundër flokëve të gjatë

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

GJUHA SHQYPE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë