LAJMI I FUNDIT:

Dita e Rektorit

Dita e Rektorit

Pas dorëheqjes së rektorit Ramadan Zejnullahu nga posti i rektorit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të UP-së i cili pritet ta zgjedh rektorin e ri të këtij universiteti. Në garë për këtë post janë pesë kandidatë.

Ende nuk dihet ora e saktë kur do të filloj mbledhja e Këshillit Drejtues të UP-së por deri tani dihet se për këtë post janë pesë kandidatë: Isuf Musliu, Lul Raka, Sali Bashota, Naser Sahiti dhe Anton Berishaj.

Rektori i ri i cili pritet të zgjidhet sot, ndërsa punën zyrtarisht ta filloj më datën 15 mars të këtij viti. Sipas statutit të Universitetit të Prishtinës, emërimi i rektorit bëhet për një periudhë prej katër vitesh, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat.


Neni 25, i statusit të Universitetit të Prishtinës, thotë se rektorin e zgjedh Këshilli drejtues, i përbërë nga 9 anëtarë, të cilët propozohen nga komisioni profesional, i cili ka obligim të propozojë 5 kandidatë për rektor.

Neni 26, pika tre thotë se; “Rektori zgjedhet me shumicën absolute (shumicën e anëtarëve të përgjithshëm) në pajtim me dispozitat e këtij Statuti. Në rast se as një kandidat nuk fiton këtë shumicë në radhën e parë të votimit, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave kualifikohen në votimin e dytë. Nëse asnjëri nga dy kandidatët nuk fiton shumicën absolute tri herë radhazi, procedura e zgjedhjes përsëritet nga fillimi, siç është paraparë në këtë Statut”, thuhet në Statusin e UP-së.

Sipas web faqes zyrtare të UP-së, anëtarët e Këshilli Drejtues janë: Ismet Salihu, Beqir Sadikaj, Isa Qosja , Zeqir Veselaj, Fevzi Berisha, Kemajl Bislimi, Alberta Troni, Sigurd Hollinger.

Sipas statutit të UP-së secili prej anëtarëve kanë të drejtë vote. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori