LAJMI I FUNDIT:

Dita e katërt e grevës në arsim, SBASHK-u nuk heq dorë nga kërkesat

Dita e katërt e grevës në arsim, SBASHK-u nuk heq dorë nga kërkesat

SBASHK përmes një komunikate për media ka përkujtuar ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe drejtoritë arsimore komunale të angazhohen për realizimin e kërkesës për ngritjen e pagave dhe të mos të bëjnë presione kundër grevistëve pasi kjo është e ndaluar me ligj dhe nëse ndodh një gjë e tillë atëherë do të ngre padi.

MASHT dhe DKA, i kërkojnë SBASHK-ut të ndalin grevën
Lexo po ashtu MASHT dhe DKA, i kërkojnë SBASHK-ut të ndalin grevën

Edhe në ditën e katërt, bazuar në raportet nga çerdhet, shkollat fillore e të mesme dhe universitetet të gjitha institucionet arsimore të Kosovës ishin në grevë të përgjithshme, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Gjatë ditës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorët kanë vizituar disa nga shkollat e komunës së Malishevës dhe Prizrenit, ku grevistët në të gjitha këto institucione janë shprehur se do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesës për përmirësimin e koeficienteve prej 30 %.


SBASHK paralajmëron masa nëse do të ketë presion ndaj grevistëve
Lexo po ashtu SBASHK paralajmëron masa nëse do të ketë presion ndaj grevistëve

Ndryshe, MASHT i ka bërë thirrje SBASHK-ut për ndërprerjen e grevës dhe kthimin e mësimdhënësve në procesin mësimor, por këta të fundit janë shprehur këmbëngulës se pa plotësimin e kërkesës nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, duke thënë se greva mund të zgjasë edhe me muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori