Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot është dita e fundit e tij si kyetar i Prishtinës.
Në një shkrim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka listuar sukseset e tij gjatë udhëheqjes 4+4 vite me kryeqytetin.
Në letrën e tij lamtumirës, Ahmeti ka falënderuar ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, po ashtu, dy vëllezërit, Arbënor e Astrit Dehari.
Përmendi edhe Partinë Socialdemokrate, për të cilën tha se i është gjendur në kohët më të vështira.
“Falenderoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe secilin aktivist që ka punuar që unë të zgjidhem kryetar, me theks të veçantë tek dy vëllezërit kyç në fitoren tone, Arbënor e Astrit Dehari. Falenderoj çdo asambleist që na ka mbështetur e na ka kundërshtuar dhe Partitë e tyre, AAKnë AKR-në e dhe LB-në që I kemi pas në koalicion e edhe LDK-në e PDK-në që kanë qenë në opozitë. Falenderoj PSD-në që më dhanë mbështetjen në kohët më të vështira”, është shprehur Ahmeti.
Po ashtu, shkroi edhe për dy kuzhinat popullore që shërbejnë shujta si dhe qendrën e parë për autizëm dhe sindromën Down në Kosovë që janë bërë gjatë qeverisjes së tij.
Ahmeti foli edhe për kryetarin e ri, Përparim Rama.
“Përparimin e njoh moti dhe e kam mik. I kam thënë se nuk do ti përzihem asnjëherë në punë por do ti përgjigjem për çdo kërkesë”.
“Siç ka thënë Ali Zatriqi me rastin e pensionimit nga televizioni kur i është dhuruar një orë dore – unë që po dal po e di sa është sahati po ju që po metni”, tha ndër të tjera Ahmeti.
***
Sot e kam diten e fundit në postin e Kryetarit të qytetit më të mire në botë, Prishtinës! Falemnderit për mbështetjen, kritikën, votën, votën kundër dhe për secilin kontribut që e keni dhënë për Prishtinën tone.
Kemi rrugëtuar bashkë. Për mua sigurisht se është përvoja kryesore e jetës.
Për tetë vite kemi përmirësuar dukshëm jetën në qytetin!
Sot kemi:
Shkolla më të mira dhe të digjitalizuara;
Qendra më të të mira të Mjekësisë Familjare (mbi 2 milion shërbime në vit dhe reagimi mesatar I urgjencës është nën shtatë minuta);
Administratë më të shpejtë më të dixhitalizuar (mbi 600 mijë certifikata të lëshuara nga aparatet tona vetëshërbyese);
Më shumë ndriçim e pastërti, e më shumë kanalizime të shtruara;
Dhe dyfish (pak më shumë se dyfish) çerdhe të reja;
Sot kemi:
Ujë 24 orë
Tension më të mire dhe stabil të rrymës;
Ngrohje qëndrore cilësore;
Transport publik të ringjallur dhe në kompletim e sipër;
Ndërtesa kolektvie të riparuara e të shërbyera më shumë (mbi 500 hyrje) nga organet tona;
Shërbim të parkingut që do ti sjellë Prishtinës të hyra për investime tjera;
Sot kemi:
Më shumë ngjarje kulturore dhe trefish më shumë buxhet për kulturë;
Më shumë ngjarje të mbëtshtëtura dhe organizuara nga Komuna e Prishtinës;
Më shumë sportistë të mbështetur nga komuna;
Dhe më shumë salla në shërbim të qytetarëve tonë;
Sot kemi
Dy kuzhina popullore që shërbejnë çdo ditë shujta të ngrohta;
Mbrojtje për gjashtë grupe të rrezikuara;
Ndihmë për institucionet sociale;
Më shumë mbrotje për komunitetet minoritare;
Më shumë mbrojtje për komunitetin LGBT;
Dhe më shumë mbrotjejpër pensionistët tone që I kanë tri qendra tani për qëndrim ditor, transport publik falas e beneficione të tjera;
Më shumë strehim dhe
Qendren e pare për Autizëm dhe Sindromën Down në Kosovë;
Sot kemi
Më shumë vizita të turistëve;
Organizimin e një prej bienaleve më të mëdha në Evropë – Manifesta në 2022;
Kontratën e Salles Koncertale dhe prokurimin e sallës së re të sporteve me dorë tek Stacioni I Autobusëve;
Parkingun më të madh nëntokësor të ndërtuar deri më tani në Kosovë;
Festivalin më të mire në regjion Sunny Hill;
Pejsazhin më të madh të mbrojtur në Kosovë, Germinë të rritur nga 950 në 2000 hektarë;
Ndër festivalet më të mira të grafiteve në Evropë;
Sot
Prishtina është kryeqyteti më transparent në Evropëi shpallur nga Transparency International;
Transprencë totale me 100 pikë që disa vite me radhë;
Me shpenzime minimale për dreka darka e udhëtime;
Luftë kundër korrupcinonit nga brenda me vendime gjyqësore të plotëfuqishme nga Gjykatat për shkelësit dhe pa skandale në ruajtjen e parasë publike në ofrimin e shërbimeve komunale;
Administrate të barabartë gjinore me gjysmen e drejtoreve gra e femra;
Raporte të auditimit të pakualifikuara për krejt këto vite;
Dhe publikim të secilit dokument që komuna e Prishtinës e ka në mbajtje;
Sot
Jemi më të sigurtë me më pak krime e aksidente;
Sot kemi të ngritura mbi 200 milion euro fonde për investime;
Financimin e Unazës (mbi 120 milion euro) për të cilin është prezantuar raporti final dhe dizajni final;
Financimin e siguruar për Ngrohjen qendrore me panele solare (mbi 70 milion) për lagjet me banim individual – projekti I dytë më I madh në Evropë I tillë pas Danimarkës;
Financimin e 30 autobusëve shtesë (prej të cilëve 8 elektrik) në fazën e fundit të implementimit;
Kontratat e nënshkruara për tri shkolla të reja në Veternik, Sofali e Mat, pasuar nga Arbëria me sistemin PFI;
Sot jemi me projektin më të madh me donatorë në bujqësi në Llap e Gollak me qeverinë austriake;
A do të thotë se këto mjaftojnë! Natyrisht se jo. Ka problem me ndërtim e planifikim, ka problem me qenë endacake e me trafik. Do të ketë problem në 2025 e 2029 sepse gjithmonë duhet të kërkojmë përmirësimin, edhe pse mundësitë financiare janë të vogla. Por me rëndësi është që sot jetohet një jetë shumë më e mire për shkak të përmirësimeve në tetë vitet e fundit në çdo fush. Tash duhet të ketë edhe më shumë përmirësime.
Përparimin e njoh moti dhe e kam mik. Sa here kam qenë në Londër më ka pritur e përcjellur. Më ka ndihmuar në çdo pyetje që kam pas dhe është angazhuar maksimalisht e vullnetarisht në ide urbanistike, si salla koncertale, Ulpiana, Qendra e Manifesta. Ka organizuar shumë gjëra për komunitetin Shqiptar në Angli dhe këmbën nuk e ka larguar asnjëherë nga Kosova me punë, vullnetarizëm e ndihmë.
Atij i dëshiroj të gjitha të mirat. I kam thënë se nuk do ti përzihem asnjëherë në punë por do ti përgjigjem për çdo kërkesë. Sic ka thënë Ali Zatriqi me rastin e pensionimit nga Televizioni kur i është dhuruar një orë dore – unë që po dal po e di sa është sahati po ju që po metni.
Ju falenderoj cdonjërin për ndhmën, falenderoj cdo drejtor nga të dy mandatet, cdo shërbyes civil të komunës së Prishtinës, cdo të angazhuar në cdo formë, prej pastruesit të vlefshëm të qytetit e deri kuzhinieret në Kuzhinën qëndrore, Puna juaj është më e vlefshme se e jona.
Falenderoj mediat për monitorimin e vazdhueshëm që na e kanë bërë. Na kanë bërë më të mirë.
Falenderoj nënkryetarët Muhedinin e Selimin! E Kryesuesit Halim Halimi, e Agim Kuleta!
Falenderoj Lëvizjën Vetëvendosje dhe secilin aktivist që ka punuar që unë të zgjidhem kryetar, me theks të vecantë tek dy vëllezërit kyq në fitoren tone, Arbënor e Astrit Dehari.
Falenderoj cdo asambleist që na ka mbështetur e na ka kundërshtuar dhe Partitë e tyre, AAKnë AKRnë e dhe LBnë që I kemi pas në koalicion e edhe LDK-në e PDK-në që kanë qenë në opozitë.
Falenderoj PSD-në që më dhanë mbështetjen në kohët më të vështira.
Falenderim mjekëve për punën e jashtëzakonshme gjatë Covidit dhe angazhimin e tyre maksimal.
Ekipen e jashtëzakonshme që spo I përmendi me emra në kabinet e drejtori. Më përkrahët, më mbrojtët e ruajtët dhe I qëndruat presioneve.
Posaqerisht e falenderoj mikun tim dhe bashkëudhëtarin tim politik Dardan Sejdiu pa të cilin nuk do ti bënim këto punë e as nuk do të isha këtu dy mandate.
dhe në fund falemnderit Ardianës Teas dhe Anrit që më duruan apo që duruan mosprezencen time në shpi, e Ardianën edhe më shumë për punën vullnetare që ka bo në Komunë në plotë projekte Nanën dhe vëllaun tim për mbështetjen tërë kohën dhe asistentin tim Xili Ismaili që e ka bajt përgjegjësinë e të qenit kryetar e të bertitmen teme të vazhdueshme.
Kërkoj falje nga secili qytetar për shqetësimet që mund të ja u kam shkaktuar me vendimet politike. Kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë me qëllim të mire. Dëshira jonë dhe puna jonë ka qenë gjithmonë me qëllim të rritjes sëcilësisë së jetës duke ruajtur qeverisjen e pastër dhe të drejtë.
Ju duhet të kërkoni edhe më shumë.
Për mua ishte kënaqësi të jem në shërbimin Tuaj! Përherë e përjetë do të jem shërbëtor I qytetit në cdo formë që kam mundësi.
Të dua Prishtina
Ju Dua Prishtinali!
Perpo, the floor is yours!
Over and out!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj