Në Ditën Botërore të Fëmijëve është thënë se Kosova ka hartuar politika dhe veprime që përmirësojnë të drejtat e fëmijëve në vend, por sipas organizatave për mbrojtjen e fëmijëve ofrimi i shërbimeve sociale në vitin 2024 kanë qenë në krizë.
Në takimin e Komitetit Ndërministror për të drejtat e Fëmijëve, kryeministri i vendit Albin Kurti theksoi se investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme.
Derisa, ka përmendur politikat që kanë ndërmarrë si ekzekutiv, Kurti tha se për barazi dhe mundësi të barabarta po rrisin mbështetjen përmes politikave sociale.
“Jemi bashkë sot dhe të përbashkuar çdo ditë në bindjen që investimi për fëmijët është rruga e duhur për ndërtimin e së ardhmes të qëndrueshme. Fëmijët janë themelet e jetës andaj përpjekjet tona janë maksimale e angazhimi ynë kuptimplotë për të rritur breza të shëndosh e të edukuar.
Për barazi dhe mundësi të barabarta po rrisim mbështetjen përmes politikave sociale duke u siguruar që askush të mos mbetet prapa që çdo fëmijë të rritet në mjedis të siguritë që u mundëson përmbushjen e potencialit të tyre. Për këtë kemi bërë politika të reja për fëmijët dhe familjen, fëmijëve po iu ndajmë shtesa për herë të parë pas luftës”, tha Kurti.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se fëmijët janë e ardhmja dhe e gjithë puna është e koncentruar drejt zhvillimit të tyre.
Nagavci tha se kërkesat dhe nevojat e fëmijëve janë në qendër të politikave të këtij dikasteri që udhëheqë ajo.
“Duhet t’i dëgjojmë fëmijët duke u kushtuar vëmendje të plotë zërit të tyre të sinqertë në mënyrë që dhe t’ua plotësojnë në mënyrën më të mirë kushtet. Edhe në Ministrin e Arsimit, politikat tona janë të padiskutueshme që fëmijët janë në qendër. Për çdo ditë në proceset e zhvillimit të arsimit dhe politikat në vendimmarrjen tonë, dhe po ashtu fëmijët janë të përfshirë në të gjitha proceset që ndodhin në Ministrinë e Arsimit dhe politika që dalin nga ana jonë”, tha Nagavci.
Drejtori në Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministri, Habit Hajredini u shpreh se kanë arritur të themelojnë 34 ekipe të të drejtave të fëmijëve në nivel lokal.
“Kemi arritur të themelojmë 34 ekipe të të drejtave të fëmijëve dhe në të njëjtën kohë të zhvillojmë planet e punës në nivel lokal, dhe ajo që është me rëndësi kemi zhvilluar platformën për të drejtat e fëmijëve që jep mundësi gjitha institucioneve, sektorit vetë fëmijëve…Sipas ligjit në fuqi jemi të obliguar të raportojmë në Konventën për të Drejtën Ndërkombëtare për të Drejta të Fëmijëve, me angazhimin e madh të gjitha ministrive dhe autoriteteve tjera në nivel lokal të sektorit të shoqërisë civile ne kemi arritur që të hartojmë raportin e parë shtetëror dhe ta përcjellim në Gjenevë“, tha ai.
Drejtoresha e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko ka përshëndetur të gjitha politikat dhe progresin që Kosova ka bërë për të drejtat e fëmijëve, por potencoi se për vitin 2025 pritet të përmirësohet mirëqenia e fëmijëve.
“Zbatimi i reformave të planifikuara të skemave të asistencës sociale që mban potencialin që në mënyrë domethënëse të zvogëloj varfërinë dhe përmirësoj mirëqenien e fëmijëve veçanërisht të familjeve të mëdha. Por, duhet financime të qëndrueshme për shërbimet sociale në nivel komunal. Këtu kemi zbrazëtira. Investime gjithëpërfshirëse për të përshpejtuar qasjen në edukimin e fëmijërisë së hershme duke përfshirë modelin e bazuar në komunitet”, tha ajo.
Drejtoresha ekzekutive në KOMF, Donjeta Kelmendi u shpreh se ofrimi i shërbimeve sociale në vitin 2024 kanë qenë në krizë. Ajo kërkoi vëmendje më të madhe në këtë drejtim, ndërsa e përshëndeti edhe rritjen e buxhetit për vitin 2025 për këtë çështje.
“Njohim progresin e bërë gjatë vitit 2024, rritja e shtesave por fëmijët dhe reformës rreth asistencës sociale më në fund pas 20 vitesh po trajtohet diskriminimi që është bërë ndër vite për fëmijët për përfitimin e asistencës sociale.
Tek mirëqenie sociale krahas progresit duam të parashtrojmë kërkesat tona si koalicioni, viti 2024 ka qenë le të themi vit i krizës për shërbime sociale dhe ofrues të shërbimeve sociale sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale dhe kjo ka ndodhur edhe si pasojë e përfundimit të projekteve dhe programeve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë. Fatkeqësisht shërbimet sociale në masë të madhe mbesin të varura nga donatorët dhe kjo çështje duhet adresuar”, theksoi ajo.
Në këtë takim të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë të cilët shprehën nevojat dhe kërkesat e tyre që kryesisht kishin të bënin me qasjen për personat me aftësi të kufizuara, digjitalizimin dhe sigurinë në shkollat e Kosovës. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1739028947xscreenshot-2-241-780x439.png)
Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Shqipëri
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti