Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje te Juventusi, ndërkohë që po vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e tij.

Superylli portugez e kishte shtyrë fillimin e përgatitjeve parasezonale, meqë pas pjesëmarrjes në ‘Euro 2020’ ishte nisur për në pushime.


Gjatë kësaj periudhe u intensifikuan thashethemet për të ardhmen e 36-vjeçarit, por ai është kthyer te klubi italian.

Ronaldo është kthyer në Torino ditën e diel dhe ishte atraksioni kryesor duke hyrë në bazën stërvitore në mëngjesin e të hënës.

Ai u ndal me kënaqësi që të jepte autografe dhe të fotografohej me tifozët në Vinovo.

Matthijs de Ligt, Adrien Rabiot dhe Dejan Kulusevski ishin futbollistët tjerë që u kthyen te Juventusi në këtë periudhë. /Telegrafi/

telegrafi sport app