Disa zona të Mitrovicës pa ujë shkaku i intervenimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime të planifikuara në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth, si në rrjetin e ujësjellësit ashtu edhe në atë të kanalizimit.
Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në këto lokacione: Rruga “Avni Shabani”, fshati Frashër, fshati Lushtë, fshati Koprivë, fshati Vërnicë, fshati Lipë, fshati Vidimriq dhe lagjja “Kodra e Minatorëve”, përcjell Telegrafi.
Ndërsa intervenimet në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në: Rrugën “Shpëtimi”, rrugën “Faruk Spahija”, rrugën “Vëllezërit Alushi” dhe sheshin “Adem Jashari”.
KRU Mitrovica bën të ditur se gjatë kohës së punimeve, në zonat ku po intervenohet në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Kompania kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/




















































