Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada – mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
Mark Zuckerbergu kishte 1 milion dollarë në bankë kur ishte 22 vjeç, ndërkohë që Larry Ellison nuk e arriti statusin e milionerit deri kur mbushi 42 vjeç. Sot, janë të dy miliarderë. Disa sipërmarrës të suksesshëm pasurohen shumë herët. Për të tjerë, duhen dekada.
Mark Zuckerberg: 22 vjeç
Bashkëthemeluesi i Facebook dhe CEO i kompanisë u bë milioner në vitin 2006, në moshën 22 vjeç.
Nuk u desh shumë kohë që të hidhte hapin, nga një milioner i bërë vetë, në një miliarder. Në moshën 23 vjeç, kuotimi i Facebook në bursë e bëri Zuckerbergun miliarderin më të ri në moshë të të gjithë historisë.
Sot, vlerësohet që pasuria të jetë 43.9 miliardë dollarë.
Evan Spiegel: 23 vjeç
Bashkëthemeluesi i Snapchat dhe CEO i saj u bë milioner në vitin 2013 në moshën 23 vjeç.
Dy vjet më vonë, vlera e aksioneve të tij në Snapchat arriti 1 miliardë.
Sot, vlera e pasurisë është rreth 2.1 miliardë dollarë.
Sir Richard Branson: 23 vjeç
Miliarderi britanik e fitoi milionëshin e parë në vitin 1973, kur ishte 23 vjeç.
Pothuaj dy dekada më vonë, themeluesi i “Virgin Group” arriti statusin e miliarderit të bërë me forcat e veta, në moshën 41 vjeç.
Sot, vlera e pasurisë llogaritet 5.1 miliardë dollarë.
Carlos Slim: 25 vjeç
Manjati i telekomunikacionit u bë milioner në vitin 1965 në moshën 25 vjeç, falë investimeve në pasuri të paluajtshme.
Rreth 25 vjet më vonë, pasuria e tij kaloi 1 miliardëshin, kur ishte 51 vjeç. Sot ai është personi i dytë më i pasur në botë.
Pasuria e tij sot vlerësohet 50.1 miliardë dollarë.
Larry Page: 25 vjeç
Bashkëthemeluesi i Google e fitoi milionëshin e parë në vitin 1999, në moshën 25 vjeç.
Kuotimi në bursë i kompanisë në vitin 2004 e rriti pasurinë e tij në mbi 1 miliardë, duke e bërë miliarder në moshën 30 vjeç.
Sot, pasuria e tij vlerësohet 35.1 miliardë dollarë.
Bill Gates: 26 vjeç
Bashkëthemeluesi i Microsoft u bë milioner në vitin 1981, në moshën 26 vjeç, falë kuotimit në bursë të Microsoftit.
Vlera e aksioneve të tij kaloi 1 miliardëshin kur ishte 31 vjeç, gjë që në atë kohë e bëri miliarderin më të ri në moshë. Sot, Gates është njeriu më i pasur në botë.
Pasuria e tij sot vlerësohet 74.7 miliardë dollarë.
Elon Musk: 27 vjeç
Bashkëthemeluesi i PayPal dhe Tesla Motors si dhe themeluesi i SpaceX e arriti statusin e milionerit në vitin 1999, në moshën 27 vjeç, kur shiti një kompani aplikacionesh interneti për më shumë se 300 milionë dollarë.
Në moshën 41 vjeç, pasuria e tij kishte kaluar 1 miliardëshin.
Sot, pasuria vlerësohet 10.8 miliardë dollarë.
Sara Blakely: 29 vjeç
U desh vetëm një vit në krye të kompanisë së saj, Spanx, përpara se Blakely të bëhej milionere në vitin 2000, në moshën 29 vjeç.
Pak më shumë se një dekadë më vonë, ajo u bë miliarderja më e re në moshë, kur ishte 41 vjeç.
Sot pasuria e saj vlerësohet 1 miliardë dollarë.
Warren Buffett: 30 vjeç
Legjenda e investimeve dhe CEO i Berkshire Hathaway u bë milioner në vitin 1960 në moshën 30 vjeç.
Ai e arriti statusin e miliarderit kur ishte 56 vjeç, dhe sot është njeriu i tretë më i pasur i botës.
Pasuria e tij sot vlerësohet 60.1 miliardë dollarë.
Mark Cuban: 32 vjeç
Investitori i “Shark Tank” dhe pronari i Dallas Mavericks u bë milioner në vitin 1990 kur ishte 32 vjeç, atëherë kur shiti kompaninë e tij të parë, MicroSolutions.
Më pak se dhjetë vjet më vonë, ai shiti kompaninë e dytë, Broadcast.com, dhe në moshën 40 vjeç u bë miliarder.
Pasuria e tij sot vlerësohet 3 miliardë dollarë.
Oprah Winfrey: 32 vjeç
Mbretëresha e televizionit u bë milionere në vitin 1986, në moshën 32 vjeç. Në vitin 2003, ajo u bë e para miliardere me ngjyrë e historisë, në moshën 49 vjeç.
Pasuria e saj sot vlerësohet 39 miliardë dollarë.
Zhou Qunfei: 33 vjeç
Themeluesja e Lens Technology u bë milioner në vitin 2003, në moshën 33 vjeç.
Në vitin 2015, Lens Technology u kuotua në bursë, duke e bërë atë një miliardere në moshën 45 vjeç.
Sot, pasuria e saj vlerësohet 5.9 miliardë dollarë.
Jeff Bezos: 33 vjeç
Themeluesi dhe CEO i Amazon u bë milioner në vitin 1997, në moshën 33 vjeç, kur kuotimi i Amazon në bursë siguroi 54 milion dollarë. Dy vjet më vonë ai u bë miliarder, në moshën 35 vjeç.
Pasuria e tij sot vlerësohet 43.5 miliardë dollarë.
George Lucas: 34 vjeç
Krijuesi i “Luftërave të Yjeve” dhe themeluesi i kompanisë Lucasfilm u bë milioner në vitin 1978, në moshën 34 vjeç. Aksionet në Lucasfilnm e ndihmuan të bëjë kërcimin, nga milioner në miliarder, në moshën 52 vjeç.
Pasuria e tij sot vlerësohet 4.5 miliardë dollarë.
Denise Coates: 38 vjeç
Bashkëkrijuesja e kompanisë së basteve online Bet365 u bë milioner në vitin 2005, në moshën 38 vjeç, pasi shiti kompaninë e saj për 40 milionë dollarë. 50% e aksioneve në Bet365 e bënë miliardere në moshën 47 vjeç.
Pasuria e saj sot vlerësohet 3.9 miliardë dollarë.
Meg Whitman: 40 vjeç
Ish CEO e eBay, dhe aktualisht CEO e Heëlett-Packard, u bë milionere në vitin 1996 në moshën 40 vjeç. Dy vjet më vonë, në moshën 42 vjeç, pasuria e saj kaloi 1 miliardë dollarët pasi eBay u kuotua në bursë.
Pasuria e saj sot vlerësohet $1.89 miliardë dollarë.
Larry Ellison: 42 vjeç
Themeluesi dhe CEO i Oracle u bë milioner në vitin 1986 kur ishte 42 vjeç. Statusin e miliarderit e arriti në moshën 49 vjeç falë aksioneve në Oracle dhe rritjes së shpejtë të kompanisë.
Pasuria e tij sot vlerësohet $43.6 miliardë dollarë. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni
Gjëra të çuditshme, të cilat me siguri nuk e keni idenë se për çfarë përdoren
Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet
“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni
Video e çuditshme nga rrugët e Zagrebit po përhapet në internet
Një burrë lejoi që një inteligjenca artificiale t'i dërgonte aplikime për punë ndërsa ai flinte - rezultatet e befasuan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?