Disa situata të zakonshme që përjetojnë njerëzit që vuajnë nga traumat

Mendimet, shqetësimet dhe përvojat e njerëzve që kanë përjetuar trauma si fëmijë apo si të rritur, janë shumë prezente në jetën tonë, apo të atyre që na rrethojnë
Ne kemi përzgjedhur disa eksperienca që zakonisht këta persona përjetojnë, në mënyrë që të ndihen se nuk janë vetëm, por edhe të kuptohen më mirë nga të tjerët.
Edhe situatat që s’janë shumë serioze, duken si të tilla
Traumat bindin trurin që të shkojë në një gjendje rreziku dhe të përcjellë stres dhe ankth, edhe në situata që në pamje të parë s’duken aq serioze.
Dëshira për të konsumuar alkool apo lëndë narkotike
Në të dyja rastet, njerëzit ndihen sikur shkëputen nga realiteti dhe dhimbja momentale, duke kërkuar diçka që u jep siguri dhe i largon nga stresi.
Mendimi se vetëm ata po vuajnë
Zakonisht, njerëzit që përballen me trauma, mendojnë se çdokush tjetër ka një jetë perfekte. Sipas tyre, si pasojë e traumave ata janë të vetmit që vuajnë dhe shumë shpesh krahasojnë veten me të tjerët.
Krijojnë skenare
Nuk mungojnë rastet kur njerëzit që kanë trauma të ndryshme, veçanërisht nga prindërit, mendojnë sesi do të ishte jeta e tyre nëse do të kishin prindër të dashur apo më të përgjegjshëm.
“A jam shumë i thyer për të më dashur të tjerët?”
Njerëzit që kanë trauma i përjetojnë shumë më keq ndarjet miqësore dhe romantike. Ata mendojnë se në këto raste, fajin e kanë vetë dhe se janë shumë të thyer dhe të dëmtuar që të marrin dashuri prej të tjerëve.
Gjithnjë largohen nga diçka
Mënyra se si janë rritur i “detyron” që të largohen vazhdimisht nga mendimi apo situata të ndryshme. Kështu, e gjitha bëhet shteruese dhe shpeshherë, e gjejnë veten të lodhur mendërisht dhe shpirtërisht.
Kanë tendencën të sabotojnë marrëdhëniet e afërta
Nuk ka rëndësi sa shumë e duan dikë, kanë tendencën të sabotojnë dhe ta ndërpresin lidhjen, sepse ndiejnë se herët a vonë kjo do të ndodhë dhe nuk duan të lëndojnë veten.
Risheh vazhdimisht të njëjtat seriale
E gjejnë shpesh veten duke parë seriale si “Friends” apo “The Office” dhe kjo tregon se ndoshta po kërkojnë të njëjtën harmoni shoqërore dhe familjare që këto seriale të ofrojnë, citon Anabel.
Kalojnë shumë kohë duke bërë të tjerët të lumtur
Praktikisht, jetojnë për të tjerët dhe sakrifikojnë shumë nga vetja që t’i bëjnë të lumtur dhe që të ndihen rehat, pasi mendojnë se nëse nuk i bëjnë këto veprime, të tjerët do të t’i harrojnë dhe nuk do t’u flasin më kurrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?