LAJMI I FUNDIT:

Disa shtetas të Kosovës në Afganistan kërkojnë ndihmë nga Behgjet Pacolli për evakuim

Disa shtetas të Kosovës në Afganistan kërkojnë ndihmë nga Behgjet Pacolli për evakuim

Naim Murseli, këshilltari i kryetari të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se disa shtetas të Kosovës që kanë mbetur në Kabul kanë kërkuar ndihmë nga Pacolli për kthimin e tyre në Kosovë.

Murseli në një postim në Facebook shkruan se gjatë të dielës aeroplani privat i Pacolli është dërguar për në Azinë Jugore për të ndihmuar në evakuim.

“Tani jemi në kontakt direkt me disa shtetas kosovar dhe të huaj të cilët kanë mbetur në Kabul dhe kanë kërkuar ndihmë nga z. Behgjet Pacolli. Ata ndihen mirë, por kanë frikë për jetën e tyre. Gjatë ditës së djeshme, aeroplani privat i tij u dërgua për në Azinë Jugore për të ndihmuar në evakuim. Pacolli nuk po kursen asgjë për t’i nxjerrë ata nga vendi”, shkruan Murseli.


Shtetasit e Kosovës në Afganistan, MPJ jep të dhënat e fundit
Lexo po ashtu Shtetasit e Kosovës në Afganistan, MPJ jep të dhënat e fundit

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), sot bëri të ditur se deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë.

Në njoftimin për media thuhet se ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori