Disa raste të armëmbajtjeve pa leje, Policia sekuestron armë e fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të armëmbajtjeve pa leje, gjersa ka sekuestruar armë e fishekë.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Graçanicë, Prizren, Vushtrri, Gjakovë, Ferizaj, Novobërdë.
Lexoni rastet e paraqitura në raportin policor:
Rr. Kosturi, Prishtinë 04.04.2025 – 11:13. Njësitë policore pas pranimit të një informate kanë shkuar në vendin e ngjarjes, aty është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 6 copë fishekë si dhe një shurdhues i revoles. Rasti në hetime.
Gushtericë e Poshtme , Graçanicë 04.04.2025 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me gaz dhe 2 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fsh. Gjonaj, Prizren 04.04.2025 – 09:30. Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar: një (1) pushkë gjysmë-automatike, një pistoletë, 49 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm (dy nga ta me gaz) dhe një palë dylbi. I dyshuari është jashtë shtetit dhe i njëjti është ftuar që të paraqitet në polici.
Rr. Adem Jashari, Vushtrri 04.04.2025 – 19:40. Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një boks i metalit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Rugovë, Gjakovë 04.04.2025 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë me 18 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për bartje, por vetëm leje për gjuajtje në poligon. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Fsh. Dubravë, Ferizaj 04.04.2025 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma pistoletë me gaz me një fishek. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fsh. Stanishor, Novobërd 03.04.2025 – 14:00. Më 04.04.205 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me 5 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


















































