Kompania Rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të shpenzimit enorm të ujit në shumë zona, furnizimi me ujë të pijshëm është i kufizuar në një pjesë të Prishtinës dhe Zllatar.

Lagjet që po përballen me ndërprerje ose reduktime janë Mati 1 (në tërësi), pjesë të lagjes Bregu i Diellit, Zllatar dhe pikat e larta të qytetit.


Sipas njoftimit, kapacitetet në rezervuar janë të limituara, edhe pse po trajtohet ujë me kapacitet të plotë.

Kompania njofton se furnizimi pritet të stabilizohet gjatë ditës së nesërme, nëse konsumi bie në nivel të menaxhueshëm.