Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë një snajperist ukrainas të veshur si “Predator" - që shfaqet me pije energjike dhe thikë

Një snajperist ukrainas që “ndjek rusët nëpër fushën e betejës” i veshur me një kostum dhe maskë ka thënë se i është thyer zemra për luftën në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë ushtarin ukrainas duke mbajtur atë që duket të jetë një pije energjike, ndërsa është i veshur me veshje kamuflazhi dhe doreza jeshile.
Ushtari mund të shihet gjithashtu i veshur me një maskë nga karakteri i Arnold Schwarzenegger, Predator, së bashku me pajisjet e tij të ushtrisë.
Ushtari, i quajtur Casper, përkatësisht videoja e tij ka “pushtuar” YouTube, me qindra komente.
Miliona njerëz janë larguar nga Ukraina që kur forcat ruse të Vladimir Putin filluan agresionin më 24 shkurt. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































