Në orët e para pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit, shumë palestinezë dolën në rrugë duke festuar atë që dukej si një fund i mundshëm i luftës.
Në Izrael, disa gjithashtu shihnin marrëveshjen me shpresë se disa pengje do të ktheheshin shpejt nga Gaza, pas kidnapimit të tyre që nga tetori i vitit 2023.
Por, gjatë natës, pak pas marrëveshjes, ekipet lokale të urgjencës në Gaza përshkruan një bombardim të vazhdueshëm të territorit, me goditjet izraelite që vranë të paktën 77 palestinezë, sipas Mbrojtjes Civile të Gazës. Nga ata të vrarë, 21 ishin fëmijë dhe 25 gra, tha ajo.
Më pas, të enjten, Izraeli tha se kishte shtyrë votimin për marrëveshjen, duke fajësuar Hamasin për mosrespektimin e disa pjesëve të marrëveshjes. Hamas, nga ana e tij, tha se grupi ishte “i angazhuar për armëpushimin”.
Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se marrëveshja ka dështuar. Në fakt, Këshilltari i Lartë i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jon Finer, i tha CNN se administrata Biden “plotësisht” pret që marrëveshja për armëpushimin dhe pengjet të zbatohet të dielën, duke shtuar se priten komplikime “në marrëveshje që janë të komplikuara”.
Megjithatë, Partia e Sionizmit Fetar e Ministrit të Financave Izraelit, Bezalel Smotrich, e cila është një pjesë kyçe e qeverisë së Benjamin Netanyahut, kërcënoi të enjten se do të largohej nga koalicioni qeverisës nëse kryeministri izraelit nuk do të kthehej në luftë pas fazës së parë të marrëveshjes. Ky veprim mund të shkaktonte rrëzimin e qeverisë izraelite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria izraelite nuk duhet të lejohet të shkelë armëpushimin – thotë Erdogan
Ministri i ekstremit të djathtë izraelit thotë se do të japë dorëheqjen nga qeveria nëse miratohet marrëveshja e armëpushimit në Gaza
Zelensky i tregon armatimet kryeministrit britanik: Qëllimi ynë është të prodhojmë një numër rekord të dronëve
Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025
Zelensky i tregon armatimet kryeministrit britanik: Qëllimi ynë është të prodhojmë një numër rekord të dronëve
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Biden dëshiron t'i japë "goditjen e fundit" Trumpit: Duhet të kufizohet imuniteti presidencial
Franca mbajti stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë
Vullkani i dytë më i madh i Islandës po 'përgatitet për shpërthim' - duke shkaktuar frikë nga kaosi i udhëtimeve nëpër Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit