Site icon Telegrafi

Disa ditë para ditëlindjes së 70-të, Richard Gere pritet të bëhet sërish prindër i një fëmije

Richard Gere do të bëhet baba i një fëmijë pak para ditëlindjes së tij të 70-të.

Aktori hollivudian është në pritje të sjelljes në jetë të një foshnje nga bashkëshortja 35-vjeçare Alejandra Silva.

Pas katër vjet lidhje dhe romantizëm, dyshja u kurorëzuar në një ceremoni private të mbajtur muaj më parë në Spanjë.

Por, nuk mbaroi me kaq pasi që ata bënë një ndejë madhështore dhe më të madhe në New York të SHBA-ve.

“Isha e humbur në atë periudhë kur u takuam, por së shpejti njohja jonë i dha kuptim jetës sime. Gere më tregoi rrugën e duhur të jetës”, tha Silva në një intervistë për mediat spanjolle.

Lexo po ashtu Gere është martuar me Alejandra Silvan, e cila është 35 vjeçare

Theksojmë çifti kanë fëmijë nga martesat e tyre mëparshme. Ajo u takua me aktorin gjatë shkurorëzimit me Govind Friedland, djalin e pasanikut Robert Friedland.

Ndryshe, Gere është duke punuar në projekte të ndryshme në industrinë amerikane të filmit. /Telegrafi/

Exit mobile version