Dirk Nowitzki nuk e ka ndërmend të pensionohet edhe pas moshës 40-vjeçare.

Basketbollisti gjerman ka pohuar se do të dëshironte që të paraqitet edhe në sezonin e ardhshëm të NBA-së.


Lojtari ka njëzet vjet që luan për skuadrën e Dallas Mavericks, përkatësisht që nga viti i largët i 1998.

349099 TS 15 12 17 6916473064

Në këtë formë, shtatgjati do të thyej rekordin e të pensionuarit Kobe Bryant, i cili u ndal në shifrat prej njëzet vjet paraqitjesh në NBA.

“Kam dëshirë të luaj dhe sezonin tjetër në NBA”, tha Dirk Nowitzki, i cili më 19 qershor do të festojë 40-vjetorin e lindjes.

“Kam kontratë të vlefshme edhe për dy vjet me Dallasin dhe dua ta respektoj kontratën me fanellën e ekipit tim të zemrës”, u shpreh basketbollisti gjerman.

Theksojmë se lojtari ka fituar vetëm një titull të kampionit në NBA me Mavericksat. /Telegrafi/

telegrafi sport app