426 policë të rinj pranuan gjatë të premtes certifikatat dhe dhanë betimin e tyre se do të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, se do ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke treguar profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Diplomimi i gjeneratës së 55-të të kadetëve policorë të Policisë së Kosovës bazuar në situatën aktuale është bërë pa ceremoni.
Përmes një komunikate për medie, Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe u. d. drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, i cili ka thënë se policët e rinj që do të jetë ndihmesë e madhe për punën në terren dhe nga të njëjtit ka kërkuar angazhim shtesë sidomos në këtë kohë të pandemisë.
“Duke marrë parasysh se PK-ja ka një imazh të mirë te qytetarët ju duhet të kontribuoni që akoma më shumë të ngrihet niveli i besueshmërisë te qytetarët. Policëve të rinj ju dëshiroj shëndet dhe suksese në detyrën e re në shërbim të qytetarëve”, tha ndër të tjera Mehmeti.
Këtë trajnim së bashku me kadetët policorë e kanë përfunduar edhe 5 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komponenta e Policisë Ushtarake.
Gjithashtu janë ndarë mirënjohje për 14 kadetët policorë si kapitenë të klasave dhe 20 kadetëve policorë për rezultatet më të larta të arritura gjatë kohëzgjatjes së trajnimit.
Nga data 2 nëntor 2020 policët e rinj do të fillojnë të shërbejnë në kuadër të Policisë së Kosovës, duke vazhduar me pjesën e programit të trajnimit fushor për policët e rinj në stacione policore në kohëzgjatje prej dy (2) vjet nën mbikëqyrje të instruktorëve praktikë/fushorë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj pa vija të kuqe për koalicione: Kush më fton në tavolinë, unë i përgjigjem

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës