Diona Fona paralajmëron risi për të mërkurën, publikon klip të ri? (Foto)

Ylli i ri i muzikës argëtuese, Diona Fona, ka paralajmëruar një risi për të mërkurën.
Këtë këngëtarja atraktive e bëri në rrjetin social Instagram, ku për 13 dhjetor ka paralajmëruar një projekt të ri.
Në etiketim të fotos ajo ka bërë fotografin Artan Korenica dhe llogarinë zyrtare të shtëpisë së hiteve, RedBox.
“Shy, 13 dhjetor e mërkurë”, ka shkruar Diona në postimin e saj në rrjetin social Instagram.
Këngëtarja ka publikuar një seri këngësh të suksesshme që e kanë bërë atë prej këngëtareve femra më të dashura për publikun.
Diona njihet më shumë për potencën e saj vokale se sa për arsye tjera.
Zëri i saj unik dhe talenti i cili vlerësohet në studimet e saj për artin skenik në Londër, tash po shprehet me sukses në skenën muzikore shqiptare.
Bukuroshja njihet për projektet “Shootah” dhe “Havera. /Telegrafi/































































