Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Diona Fona, sot (e enjte), ka prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.

"Ti je" mban titullin kjo këngë dhe është hera e parë që artistja vjen në një bashkëpunim, teksa ka bashkuar forcat me hip-hop artistin e njohur, EAZ


Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur "A-BOOM PRODUCTIONS".

diona 1 Diona Fona dhe EAZ në klipin e ri "Ti je" (Foto: YouTube)

Të dy artistët vijnë me një paraqitje mjaft atraktive në klip, ku padyshim se vëmendje të madhe mori këngëtarja Fona me dukjen e saj unike.

Ky videoklip i veçantë i është besuar produksionit "Imagine Films".

Projektin tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube, i cili besohet se do të mirëpritet nga fansat e dyshes.

Ndërkaq, kjo këngë e Dionës pason pas "Kataleas" që deri më tani ka kaluar shifrën e një milion klikimeve, për dallim nga EAZ  që të fundit këngë e lansoi në qershor dhe mban titullin "Controlla". /Telegrafi/