Nëse jeni prind, me siguri shumë herë keni dëgjuar nga fëmija juaj fjalinë: “Jam i mërzitur!” Çfarë keni bërë atëherë?
Keni filluar të lozni me të? Keni zgjidhur problemin në atë mënyrë që keni shikuar bashkë film vizatimor apo ia keni dhënë fëmijës celularin për të luajtur lojëra?
Këto janë gabime të cilat i bën një numër i madh prindërish me qëllimin më të mirë, transmeton Telegrafi.
Fëmijëve mërzia u nevojitet. Nga mërzia krijojnë, imagjinojnë dhe krijojnë lojëra çfarë të rriturit nuk do të mund t’i imagjinonin. Nëse janë prindërit ata të cilët çdo herë zgjidhin “problemin” e mërzisë, atëherë fëmijës ia pamundësojnë që të zhvillojë kreativitetin e tij.
Kjo do të thotë që prindërit nuk duhet fare të luajnë me fëmijët. Do të vëreni që ekzistojnë momente kur fëmija zakonisht ka nevojë për vëmendjen Tuaj. Ftesa për lojë do të thotë që fëmija nuk ndihet mirë dhe dëshiron të jetë në afërsi të nënës dhe babait, sepse nëpërmjet lojës komunikon me ta. Atëherë ju duhet ta vlerësoni, në harmoni me afinitetet e fëmijës, në cilin drejtim do të zhvillohet loja.
Do të ndodhë edhe që fëmija të refuzojë të gjitha propozimet të cilat prindi ia ofron dhe kjo është edhe një dëshmi që ai ka nevojë për ju, jo për animimet tuaja.
Mërzia është gjendje e pakëndshme dhe fëmijët gjithmonë kanë nevojë primare që prindërit t’u ndihmojnë. Mirëpo, duke ndryshuar kohët, ndryshojnë edhe mënyrat në të cilat problemi i mërzisë zgjidhet. Më herët, fëmijët kanë dalë jashtë shtëpisë dhe kanë filluar lojën me fëmijë të tjerë.
Tani, me zhvillimin e teknologjisë, atyre u transferohet mënyra e shpejtë e jetesës dhe kështu ata privohen nga krijimi dhe zhvillimi i disa aftësive dhe vetëbesimit që lind pikërisht kur kuptojnë se janë të aftë të bëjnë një numër të madh gjërat vetë dhe për të zgjidhur problemin e mërzisë dhe pa ndihmën e prindërve. Për këtë arsye, të luash lojëra dhe të shikosh televizor duhet të mbahen në minimum.
Nëse fëmija e kalon ditën në këtë mënyrë shpesh dhe për një kohë të gjatë, fëmija humbet sensin e kohës dhe kalimi i nivelit ose veprimi në një film vizatimor shkakton një ndjenjë lumturie që asnjë aktivitet tjetër nuk mund ta zëvendësojë.
Prindërit janë hallka kryesore në nxitjen e potencialit të fëmijës. Nëse fëmija shkon në një numër të madh aktivitetesh për ta bërë ditën të plotë dhe pa mërzi dhe nuk i pëlqen asnjë nga ato aktivitete, kjo është kundërproduktive. Fëmijët kanë më shumë nevojë për lojëra falas, si dhe për të lexuar tregime dhe libra. Gjithashtu, qëndrimi në natyrë ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e tyre.
Është e qartë se prindërit janë të hutuar dhe duan më të mirën për fëmijën e tyre. Nuk ka asnjë këshillë universale. Është e rëndësishme që ju të dini se mërzia: rrit kreativitetin, motivimin dhe gjendjen mendore të fëmijës. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e nevojshme t’i lini ata të mërziten dhe të vëzhgoni se çfarë del nga kjo mërzi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit