LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Nuk duhet që kushtet për anëtarësim në BE, të jenë joevropiane

Dimitrov: Nuk duhet që kushtet për anëtarësim në BE, të jenë joevropiane

Me ftesë të Fondacionit Andreas Papandreu në bashkëpunim me rajonin e Atikës dhe qytetit Athina, prej sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar Simi i cili për të 23-ën herë po mbahet në Greqi.

Siç njoftoi SÇE, në panelin e parë në të cilin mori pjesë Dimitrovi, të titulluar “Çka është e ardhmja e Evropës pa Ballkanin?” zëvendëskryeministri Dimitrov foli për sfidat aktuale në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe ndikimin ndaj politikës së zgjerimit dhe besimit të Bashkimit Evropian.

“Rasti drastik i Maqedonisë së Veriut ngriti shqetësim serioz për ndikimin dhe besimin e BE-së në rajon e ardhmja e të cilit natyralisht është që të jetë evropian – në kuptim të rrumbullakimit të procesit të bashkimit evropian. U ngjitëm në mal në rrugën tonë, duke e tejkaluar problemin me Greqinë përmes Marrëveshjes së Prespës. Por, ajo marrëveshje ishte e mundshme vetëm sepse Greqia e pranoi të drejtën tonë të vetëvendosjes. Çështja për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim është e jona dhe në shekullin 21 nuk është vetëm joevropiane por është edhe pahijshme një tjetër ta bëjë këtë”.


“A mundet një vend anëtar, vetëm pse është anëtar, ka të drejtë të vendosë çfarëdo lloj kushtesh të një vendi kandidat për hyrje? Për shembull, të kërkojë të mos ketë liri të mediave? Pikërisht kjo po ndodh. Domethënë ato kushte duhet të jenë në linjë me vlerat evropiane, sepse, më quani idealist, por për mua, që nga ditët studentore, Evropa nuk është vetëm gjigant ekonomik, por përmbledhje e idealeve dhe vlerave dhe përgjatë atyre vlerave duhet të çmohet progresi ynë”, tha Dimitrovi.

Sa i përket tentimeve për tejkalimin e pengesave për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, Dimitrovi theksoi se kjo çështje është relevante si për të ardhmen e vendit tonë, ashtu edhe për të ardhmen e Evropës.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori