Ky produkt i pashmangshëm përbëhet nga organizma të gjallë të kërpudhave të majasë (Sacharomyces), për të cilat është karakteristike që shumëzohen shpejt
Maja e freskët ka afatin e qëndrueshmërisë deri në dy javë dhe patjetër duhet të ruhet në vend të ftohtë.
Nga ana tjetër, maja e thatë ka strukturë pluhuri, afat më të gjatë qëndrueshmërie dhe mund të ruhet në temperaturë dhome, transmeton Telegrafi.
Kur e përdorni majanë e freskët, thërrmojeni dhe shtojani përbërësve të thatë apo më parë zbuteni në një filxhan me ujë të vakët.
Maja e freskët është e shkëlqyeshme për pasta të cilat bymehen gjatë dhe ngadalë, ndërsa bashkë me të rritet nga maja e thatë.
Kur është fjala për shijen nuk dallohet.
Nëse ende keni dilemë cilën majë ta përdorni, ju këshillojmë të eksperimentoni, sepse qëllimi i gatimit është që gjithmonë të krijohen kombinime të ndryshme. /Telegrafi/