LAJMI I FUNDIT:

Digjitalizimi i procesit mësimor ndikon pozitivisht në cilësi të mësimit

Digjitalizimi i procesit mësimor ndikon pozitivisht në cilësi të mësimit

Viteve të fundit shumë shkolla në vend janë pajisur me mjete teknologjike të cilat po e lehtësojnë procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Drejtues të shkollave dhe mësimdhënës, vlerësojnë së digjitalizimi i procesit mësimor po ndikon në rritjen e cilësisë së mësimit dhe aktivizimin e nxënësve në procesin mësimor.

Digjitalizimi i shkollave në Kosovë po vlerësohet si një proces i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për zhvillimin e arsimit.


Me avancimin e teknologjisë, shumë shkolla në vend kanë filluar të përdorin mjete dhe platforma digjitale për të përmirësuar cilësinë e mësimit dhe për të mundësuar një mësimdhënie më efikase.

Njëra ndër shkollat në vend që muajt e fundit është pajisur me tabela, “Smart Board”, është shkolla fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Drejtoresha, Mimoza Krasniqi i tha Radio Kosovës së aktualisht të gjitha klasat janë të pajisura me tabela.

Rreth përdorimit të këtyre tabelave dhe ndikimit të tyre në procesin mësimor, për Radio Kosovën foli mësimdhënësja, Edona Bajraktari.

Ajo vlerësoi se tabelat, “Smart Board” e kanë lehtësuar punën e tyre pasi kanë qasje në të gjitha tekstet shkollore dhe se punën mund ta bëjnë bashkë më nxënësit.

E, njohës të arsimit, digjitalizimin e procesit mësimor e vlerësojnë si shumë të rëndësishëm, pasi sipas tyre kjo ofron mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit dhe përgatitjen e brezave të rinj për sfidat e kohës moderne. Por, në Kosovë digjitalizimi i procesit mësimor në të gjitha shkollat e vendit  vazhdon të jetë sfidë, pasi kjo kërkon investime të mëdha dhe angazhim nga ana e institucioneve arsimore e që deri me tani kjo gjë ka  munguar.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Lajme
“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

Lajme
Hasani i prerë: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit

Hasani i prerë: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit

Lajme
Veton Berisha: Me Kurtin kemi sqaruar paqartësitë e së kaluarës, shprehu vullnet për përfshirje në qeveri

Veton Berisha: Me Kurtin kemi sqaruar paqartësitë e së kaluarës, shprehu vullnet për përfshirje në qeveri

Politikë
A i ka Albin Kurti numrat për qeverinë e re?

A i ka Albin Kurti numrat për qeverinë e re?

Politikë
“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Lajme
Kalo në kategori