LAJMI I FUNDIT:

Digjet shtëpia, zhduket vajza në Dibër

Digjet shtëpia, zhduket vajza në Dibër

Policia e Dibrës është vënë në kërkim të një 17 vjeçareje, e cila gjendej e vetme në një shtëpi, që mori flakë, në fshatin Guri i zi, të njësisë administrative Arras.

Banesa i përket shtetasit G.T, dhe si pasojë e zjarrit banesa është djegur plotësisht, ndërsa vajza e pronarit të banesës, shtetasja O.T, rreth 17 vjeçe, sipas deklarimeve të fqinjëve në momentin që banesa ka marrë flakë është larguar e frikësuar dhe është fshehur.

Prindërit e saj nuk ndodheshin në fshat, në momentin që ra zjarri. Sipas policisë zjarrfikësit me ndihmën e banorëve izoluan flakët, por shtëpia është djegur plotësisht dhe vajza 17 vjeçare e familjes e cila sipas dëshmive ishte e trembur, është zhdukur, raportojnë mediat.


Shkak për rënien e zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin përreth zonës për gjetjen e  17 vjeçares e hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori