Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 01:00 në Zveçan është raportuar për djegien e një veture.

Policia njofton se menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.


“Po ashtu ne vendin e ngjarjes kane dalë edhe ekspertët e zjarrit. Sipas dëshmive dhe të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga zjarri si pasojë e instalimit të rrymës. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të shkaqeve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/