LAJMI I FUNDIT:

Digjet makina e një prokurori në Kërçovë

Digjet makina e një prokurori në Kërçovë

Prokuroria Publike informon se dje rreth orës 19:00, me mjete shpërthyese është shkaktuar zjarr në hapësirat e shtëpisë së një prokurori në Kërçovë.

Shpërthimi ka djegur makinën “Seat Leon”, e cila ka qenë nën pronësi të prokurorit publik. Nga Prokuroria shtojnë se para disa muajsh, gomat e makinës së njëjtë janë dëmtuar me thikë.

“Prokuroria Publike në Kërçovë me ekipin nga Ministria për Punë të Brendshme ka kryer hetim në vendin e ngjarjes. Është dhënë urdhër për marrjen e mostrave nga materia shpërthyese, e cila është dërguar për ekspertizë”.


“Prokuroria gjithashtu bënë kontrolle të video kamerave, që kanë qenë të vendosur në objektet përreth. Merren masa në vazhdimësi për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/