LAJMI I FUNDIT:

Dieta ideale për fertilitetin mashkullor

Dieta ideale për fertilitetin mashkullor

Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në potencialin e spermës. Kërkimet tregojnë që zakoni i ushqimit të varfër dhe konsumimi i rregullt i alkoolit mund të ulin cilësinë dhe sasinë e spermës duke e bërë të vështirë mbetjen shtatzënë.

Pse është e rëndësishme dieta?
Mbetja shtatzënë nuk është arsyeja e vetme – një muaj para se të zihet fëmija, lindin fëmijë me peshë më të vogël se fëmijët e tjerë, me një mesatare prej 650 gr më pak. Nën pesha e fëmijës është një kusht mjekësor që ndikon shëndetin dhe sjelljen e fëmijës për gjatë gjithë jetës së tij.

Cilat ushqime janë më të rëndësishme?
Dieta juaj duhet të jetë e balancuar, e shumëllojshme dhe ushqyese ashtu siç është dhe dieta e partneres tuaj. Si baballarë të ardhshëm duhet të konsumoni:

Ushqime të pasura me vitaminë C dhe oksidantë.
Ato ndihmojnë në parandalimin e defekteve të spermës dhe në lëvizshmërinë e saj. Konsumoni lëng portokalli çdo ditë. Merrni të paktën 60 mg vitaminë në ditë- 100mg nëse pini duhan.


Merrni më shumë zink në dietën tuaj.
Disa studime tregojnë se mungesa e zinkut qoftë edhe për një periudhë të shkurtër mund të ulë nivelin e testosteronit. Burim i shkëlqyer i 15 mg zink që ju duhen në ditë janë produktet si mishi i kuq-bifteku, fasulet dhe mishi i errët i pulës. Nëse i konsumoni këto në tre vaktet e ditës ju keni marrë sasinë e domosdoshme të zinkut.

Mbushuni me acid folik.
Studimet sugjerojnë se burrat me një nivel të ulët të vitaminës B kanë sasi të ulët të spermës. Ju mund të merrni sasinë e nevojshme (400 mikrogram në ditë) nga cerealet e mëngjesit, perimet jeshile dhe lëngu i portokallit.
Sigurisht që mund të ndihmoheni nga multivitaminat dhe acidi folik në formë tablete.

Rrisni sasinë e kalciumit dhe të vitaminës D.
Kërkimet për infertilitetin tregojnë se konsumimi i 1,000 mg kalcium dhe 10 mikrogram vitaminë D çdo ditë mund të ndihmojë në fertilitetin e burrave. Burime të kalciumit janë qumështi dhe kosi. Po ashtu, qumështi dhe Salmoni janë të pasura me vitaminë D.

Ndërprisni alkoolin.
Ndërsa konsumimi i një pije për raste të veçanta konsiderohet jo i dëmshëm, studimet tregojnë që konsumimi i përditshëm i verës, birrës apo pijeve të tjera të forta mund të ulin nivelin e testosteronit dhe të rrisin numrin e spermës jo normale.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori