Gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët eksperimentojnë me ushqim vegjetarian, deklarohen si vegjetarianë, por në fakt kohë pas kohe hanë mish dhe peshk. Ata janë fleksitarianë.
Fjala fleksitarian është kombinim i dy fjalëve: fleksibilitet dhe vegjetarian. Termi është krijuar para dhjetë vjetësh, ndërsa para tre vjetësh është botuar libri me titullin ‘Dieta fleksitariane: mënyrë kryesisht vegjetariane e humbjes së kilogramëve të tepërt, përmirësimit të shëndetit, parandalimit të sëmundjeve dhe zgjatjes së jetës", të cilën e ka botuar ekspertja e dietave Dawn Jackson Blatner. Autorja pohon se si nuk është e nevojshme që të hiqet krejtësisht dorë nga mishi, në mënyrë që të kënaqemi me të mirat që sjell vegjetarianizmi.
Sipas disa studimeve, fleksitarianët peshojnë për 15 për qind më pak sesa ata, të cilët hanë të gjitha ushqimet, kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit dhe jetojnë mesatarisht për 3 vjet më gjatë.
Fleksitarianët në menynë e tyre duhet që të shtojnë ushqime të reja, siç janë: tofuja, bishtajat, pemët me lëvozhga, farat, pemët dhe perimet e ndryshme, si dhe drithërat e plota. Sasia e rekomanduar ditore e konsumimit të kalorive është 1500 kilokalori, gjë që mundëson humbje graduale dhe të shëndetshme të peshës me përvetësim afatgjatë të një mënyre të tillë të të ushqyerit.Shembull i menysë:
Kafjalli: 1 fetë bukë nga drithërat e plota, 1.5 lugë gjalpë nga bajamet ose kikirikët, 1 mollë.
Dreka: 1 burger vegjetarian (buka prej drithërave të plota), 1/4 e avokados në feta, 1/4 e filxhanit me lakra Brukseli, 1 portokall.
Zamra: 3 rrotulla ananas të pa sheqer, 2 lugë të vogla xhenxhefil me sheqer, dy lugë të vogla arra të copëtuara.
Darka: perime në tigan të thellë me tofu: perime të përziera të fërguara shkurt në dy lugë të vogla me vaj të kikirikëve me pjesë të tofusë dhe me pak xhenxhefil të grirë, 1 filxhan me oriz të zier me ngjyrë të kafesë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?