Dieta e Leonardo da Vincit duket sikur është shkruar sot: Këshillat 500-vjeçare janë ende aktuale

Leonardo da Vinçi është një nga mendjet më të famshme të renesancës italiane
Gjenia e tij krijuese, shpikjet teknologjike dhe vizioni i tij janë aktualë edhe sot, shumë vite pasi ai u largua nga kjo botë.
Edhe pse ne dimë më së shumti për aftësitë e jashtëzakonshme artistike të Da Vincit dhe kryeveprat si “Mona Liza” dhe “Darka e Fundit”, ky njeri ishte një shkencëtar, inxhinier, matematikan, muzikant, skulptor, astronom, arkitekt, zoolog, anatomist… Dhe, ndoshta surpriza më e madhe – një nutricionist.
Shënimet e Leonardo da Vincit në shkrimet “Codex Atlanticus” dhe „Manuscript B“ tregojnë se ai kishte një vizion të shëndetit publik që varet nga konteksti, me një vetëdije të qartë për rolin e ushqimit cilësor, ajrit dhe ujit në një program efektiv të mbrojtjes shëndetësore.
Këto shënime japin këshilla praktike në lidhje me sjelljen, shëndetin, të ushqyerit dhe aktivitetin fizik, por edhe me mjedisin ku jeton një person, transmeton Telegrafi.
Leonardo propozon një sërë rregullash sjelljeje për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, të cilat kryesisht përkojnë me këshillat që duhet të japin të gjithë mjekët.
“Nëse doni të qëndroni të shëndetshëm…mos hani nëse nuk jeni të uritur; darka juaj le të jetë e lehtë; përtypni mirë ushqimin tuaj; vakti duhet të jetë i përgatitur mirë dhe thjeshtë. Ilaçet duhen shmangur”.
Shënime shtesë i referohen higjienës dietike, kontrollit emocional, kohës së gjumit gjatë natës dhe ditës dhe mënyrës së duhur për të pirë alkool.
Da Vinci ishte i intriguar nga ushqimi dhe vlerësoi rëndësinë e tij, ishte i magjepsur nga pajisjet e kuzhinës dhe frymëzoi disa pajisje që ne përdorim ende sot.
Fletoret e përpikta që mbante Leonardo, disa prej të cilave ruhen edhe sot, japin një pasqyrë të marrëdhënies së tij me ushqimin dhe gatimin. Filloi të shkruante fletore në moshën 37-vjeçare dhe i mbajti ato deri në vdekjen e tij 37 vjet më vonë. Këto janë kryesisht mendime, shënime dhe vizatime të rastësishme, si një ditar.
Portali pbs.org ndan këshilla për shëndetin publik prej njërës nga fletoret e tij:
“Nëse doni të jeni të shëndetshëm, ndiqni këto rregulla:
▪ Mos hani kur nuk keni oreks dhe hani ushqim të lehtë për darkë.
▪ Përtypeni mirë dhe çdo gjë që hani duhet të jetë e gatuar mirë dhe e bërë nga përbërës të thjeshtë.
▪ Marrja e ilaçeve është këshillë e keqe.
▪ Kujdes nga zemërimi dhe shmangni ajrin ‘mbytës’.
▪ Qëndroni në këmbë për një kohë pas një vakti.
▪ Mos flini në mesditë.
▪ Përzieni verën me ujë, merreni pak nga pak, por jo ndërmjet vakteve, as me stomakun bosh.
▪ Mos e vononi shkuarjen në tualet.
▪ Nëse ushtroheni, mos e bëni atë shumë mundimshëm.
▪ Mos u shtri me barkun lart dhe kokën poshtë.
▪ Mbulohuni mirë gjatë natës.
▪ Pushoni kokën dhe jini të gëzuar.
Mos u bëni të pamatur dhe përmbajuni kësaj diete”
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës