‘Dieta detoks’ dhe arsyet përse nuk duhet abuzuar me të

Teori të ndryshme për të pastruar organizmin qarkullojnë përditë. Por, çfarë të konsumojmë për t’u pastruar vërtetë nga toksinat. Çfarë të bëjmë që të mos i akumulojmë ato në trup, pa rënë pre e dietave abuzive.
Sigurisht që ‘dieta detoks’ është klasike, një domosdoshmëri e pranverës, një imperativ kategorik për të evituar efektet e një jete të çrregullt me kile të tepërta.
Por, a është e gjithë kjo vetëm marketing apo dietat pastruese funksionojnë vërtetë? Ky nuk është një mision që do të zgjidhet këtu por, sipas përgjigjeve të shumë nutricionistëve, publiciteti është abuziv.
Sigurisht, që secili prej nesh mund të jetojë 24 orë duke ngrënë sallata por nëse e kalojmë këtë kohë, rreziqet janë të heshtura brenda në trup, transmeton Top Channel.
Askush prej tyre nuk është kundër konsumit të frutave, perimeve, lëngjeve të shtrydhura apo gjithçkaje të freskët, mirëpo, nuk mund të jetohet vetëm me ato.
Sipas një shkrimi të disa mjekëve britanikë të “Milton Keynes Hospital”, dieta detoks nuk është veçse një mënyrë jo efektive, madje e dëmshme dhe e rrezikshme për ata që abuzojnë dhe nuk dinë të përdorin këtë dietë.
Në favor të tezës së tyre, ata sjellin rastin e një gruaje angleze, të cilën e përshkruajnë edhe në British Medical Journal Case Reports, dhe që e theksojnë si një paralajmërim që duhet të mbahet mirë parasysh.
47-vjeçarja britanike kishte marrë në mënyrë të vazhdueshme një koktej barërash me bazë qumësht gjembaçi, çaj jeshil, Vitaminë B, rrënjë valeriane, shoqëruar me sasi te mëdha uji. Si pasojë, ajo kishte pësuar humbje ndjenjash dhe fenomene krizash epileptike. Pas shtrimit në spital, tek gruaja ishin vënë re nivele të ulëta te natriumit.
Në lidhje me këtë temë më pas kanë ndërhyrë edhe “Association of British Dieters” që publikuan një raport në të cilin theksonin se “ideja e dezintoksikimit të organizmit në vetvete është një absurditet”. Trupi i njeriut, thonë ata, ka një sistem te kolauduar me te cilin ai vetëpastrohet në mënyrë sistematike nga skoriet dhe toksinat.
Organet të tilla si lëkura, aparati intestinal, mëlçia dhe veshkat e pastrojnë atë periodikisht, ndaj theksojnë ata, mënyra më e mirë është respektimi i një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, shoqëruar me një mënyrë aktive të të jetuarit, në vend të përdorimit të mënyrave dhe metodave të sforcuara, sikurse dieta detoks.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Po sikur fëmija të mos ketë të njëjtin grup gjaku si mami apo babi? Nga kush e trashëgon dhe nga çfarë varet?

Ky stimulues i vogël i shtyllës kurrizore një ditë mund të ketë një ndikim të madh te njerëzit me paralizë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë