Diesel nuk e harron mikun e tij të ndjerë (Foto)

Vin Diesel i ka kushtuar edhe një mesazh prekës mikut të tij të ndjerë, Paul Walker.
Ylli hollivudian, i cili është në xhirime të filmit “Fast & Furious 8”, vazhdimisht e kujton kolegun e tij përmes rrjeteve sociale dhe tani ka bërë një postim të ngjashëm.
“Shumë nga anëtarët e ekipit që kemi punuar në disa filmat e mëhershëm ‘Fast’ janë këtu për të ndihmuar që të bëjmë diçka speciale”.
“Një nga ta në fund të javës erdhi dhe më tha: ‘Ajo që po incizojmë në film është e shkëlqyeshme...’ dhe më pas më shikoi e shtoi: 'Paul do të ishte krenar’”, ka shkruar Diesel.
Filmi i radhës i kësaj serie do ta ketë premierën më 14 prill 2017.
Kujtojmë që Walker ndërroi jetë më 30 nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































