Diego kalon te Fenerbahce

Mesfushori brazilian është në kërkim të një klubi të ri pasi atij i skadon kontrata me Wolfsburgun në fund të qershorit.
29-vjeçari, i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Atletico Madridi, filloi bisedimet me klubin turk në muajin maj.
Presidenti Yildirim ka konfirmuar se Diego do të kalojë te Fenerbahce nga muaji korrik, por fillimisht duhet pritur derisa së marrëveshja të bëhet zyrtare.
“Kemi arritur marrëveshje me Diego Ribas. Nuk e kemi lëshuar deklaratën zyrtare, sepse procesi i nënshkrimit nuk është bërë ende”, ka thënë Yildirim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































