LAJMI I FUNDIT:

Dibra s’ka mjaftueshëm mjekë, Duka kërkon ndihmë nga Qeveria

Dibra s’ka mjaftueshëm mjekë, Duka kërkon ndihmë nga Qeveria

Me katër rastet e reja me coronavirus, numri i të infektuarve me në Dibër arriti në 20.

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, thotë se gjendja është serioze dhe ju bëri apel qytetarëve të bashkëpunojnë dhe t’i respektojnë masat dhe rekomandimet. Ai ju thotë qytetarëve të mos dalin jashtë, edhe pse moti është me diell, për shkak se, sipas tij, ka ende rrezik nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banorët mund të dalin, thotë Duka, vetëm nëse kanë nevojë të blejnë ushqim apo barna ndërsa pacientët e sëmurë vazhdimisht janë nën mbikëqyrje dhe kanë trajtim mjekësor në shtëpitë e tyre.


“Disa pacientë të diagnostikuar me virusin kanë kujdes shtëpiak mjekësor, të izoluar në shtëpitë e tyre dhe atje shkon një ekip mjekësor që ju ep ndihmën e nevojshme. Ekipet mjekësore me epidemiologë dhe infektologë vazhdimisht janë në terren. Sot ata janë në Komunën Zhupë, ku po bëjnë analiza nëse ka raste të reja”, theksoi Hekuran Duka.

Kreu i Komunës, Hekuran Duka thotë Dibra ka mjekë, por kërkon ndihmë nga Qeveria për shkak se momentalisht ekipet mjekësore nuk janë të mjaftueshme.

“Mendoj se në të ardhmen nuk do të kemi mjaftueshëm dhe kërkojmë nga Qeveria e Maqedonisë që gjatë ditëve të ardhshme të dërgojë specialistë nga fusha e infektologjisë dhe epidemiologjisë, si dhe teknicientë mjekësorë”, shtoi Duka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori